Thuaj: Ai, All-llahu është një!
ALLAHU ËSHË NJË
Thuaj: Ai, All-llahu është një!

HISTORI RRETHË KUR'ANIT

Ajete nga tema "1. Shpezët":
zgjodhët ajetin : 105 (Fil): 1-5
 
                                                                                                         
105:1. A nuk e ke parë se ç'bëri Zoti yt me poseduesit e elefantit?
105:2. A nuk ua bëri përpjekjen e tyre të dështuar?
105:3. Dhe Ai kundër tyre lëshoi shpendë që vinin tufë-tufë!
105:4. Dhe i gjuanin ata me gurë nga balta e gurëzuar!
105:5. Dhe ata i bëri si gjeth i grimcuar (i përtypur)!
                                                                                                         
Ajete nga tema "2. Je'xhuxhi dhe Me'xhuxhi":
zgjodhët ajetin (ajetet): 21 (Enbija): 95-97
 
                                                                                                       
21:95. Ndërsa është e pamundur për (banorët e) një fshat të cilin e kemi shkatërruar Ne, të kthehen (në këtë jetë).
21:96. Derisa të hapet (penda) e Jexhuxh Mexhuxhëve dhe ata do të zbresin nga çdo bregore me shpejtësi.
21:97. Dhe derisa të jetë afruar premtimi i saktë (dita e kijametit) e ai është momenti kur mbeten të shtangur sytë e atyre që nuk besuan (në ato çaste thonë): "Të mjerët ne, vërtet ishim krejt të pavetëdijshëm për këtë (moment); por jo, është e vërtetë se ishim zullumqarë të mëdhenj".
                                                                                                                                                                                                          
Ajete nga tema "3. Dhul Karnejni":
zgjodhët ajetin (ajetet): 18 (Kehf): 83-98

                                                                                                      
 
18:83. Të pyesin ty për Dhulkarnejnin, thuaju: "Do t'ju rrëfej për punën e tij me Kur'an (me shpallje)".
18:84. Ne i mundësuam atij forcë në tokë dhe i dhamë mundësi për çdo send që të mund ta arrijë.
18:85. Ai iu rrek një aso mundësie (dhe mori rrugën nga Perëndimi).
18:86. Deri kur arriti në vendperëndimin e diellit, e gjeti se po perëndon në njëfarë burimi me lym të zi dhe aty e gjeti një popull. E Ne i thamë: "O Dhulkarnejn, ose do t'i dënosh, ose do t'i marrish me të mirë e t'i udhëzosh!"
18:87. Ai (Dhulkarnejni) tha: "Ai që vazhdon edhe më tej të jetë zullumqar, atë do ta dënojmë, pastaj i kthehet Zotit të vet e Ai e dënon atë me një dënim të tmerrshëm".
18:88. Sa i përket atij që besoi dhe bëri vepra të mira, atij i takon shpërblimi më i mirë (xhenneti) dhe atij nga ana Jonë do t'i bëjmë lehtësi (në jetë).
18:89. Pastaj, ai iu rrek një aso mundësie (mori rrugën e lindjes).
18:90. Deri kur arriti vndlindjen e diellit, e gjeti se po lind mbi një popull, që nuk i kemi dhënë ndonjë mbulojë prej tij (diellit).
18:91. Ashtu (bëri edhe me këtë popull), e Ne e kemi ditur gjendjen e tij (mundësitë dhe sundimin e drejtë të tij).
18:92. Mandej, ai iu rrek përsëri një aso mundësie (një rruge të tretë mes perëndimit e lindjes - nga veriu).
18:93. Deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe prapa tyre gjeti një popull që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë (përveç gjuhës së vet).
18:94. Ata thanë: "O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë duke bërë shkatërrime në tokë, a bën që ne të japim ty një kontribut (në formë tagre a tatimi), e që të bësh një pendë mes nesh dhe mes tyre?"
18:95. Ai (Dhulkarnejni) tha: "Atë që mua ma mundësoi Zoti im është shumë më i mirë (nga ajo që ma ofroni ju), po ju më ndihmoni me fuqi punëtore të bëj një pendë të fortë mes jush dhe mes atyre!".
18:96. Më sillni copa të hekurit! E kur e nivelizoi ai me dy anët e kodrave, tha: "Ndizni!", e kur e bëri atë (hekurin) zjarr (si zjarr nga të ndezurit) tha: "Më sillni bakër të shkrirë t'ia hedhë atij!"
18:97. E ata as nuk arritën ta kapërcenin atë e as ta shponin.
18:98. Ai (Dhulkarnejni) tha: "Kjo është një e mirë nga Zoti im, e kur të vjen caktimi i Zotit tim, Ai e bën atë rrafsh, e caktimi i Zotit tim është i sigurt".
                                                                                                       
Ajete nga tema "4. Bizantinët":
zgjodhët ajetin (ajetet): 30 (Rum): 2-4
 
                                                                                                       
30:2. Bizantinët (rumët) u mundën,
30:3. në tokën më afër (tokës së arabëve), po pas disfatës së tyre, ata do të ngadhënjejnë,
30:4. brenda pak viteve. Çështja është vendim i All-llahut, fillim e mbarim (për disfatë dhe për fitore). E atë ditë (kur do të fitojnë bizantinët) besimtarët do të gëzohen,
                                                                                                       
 
 
                                                                                                      
 
                                                                                                       
 
Thuaj: Ai, All-llahu është një! This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free